Sulmohet gjatë natës shtëpia e një ish-polici në qytetin e Shkodrës.
Burimet thanë se banesa e ish-efektivit Shqyri Çela është sulmuar me granatë.
Ngjarja ka ndodhur në 03:00 të natës në lagjen ‘Rus’. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.