Loading...

Studimi i INSTAT, Gratë uzurpojnë 57 përqind të ministrive

Publikimi më i fundit i INSTAT, “Burrat dhe Gratë në Shqipëri” ka sjellë një panoramë të plotë të gjendjes së vendit në lidhje me popullsinë, arsimimin, shëndetin dhe vendimmarjen. Në konferencën prezantuese të studimit merrnin pjesë: Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri ,Z. Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj Delina Ibrahimaj,si dhe Zv. Kryeministrja, Znj. Senida Mesi.

Publikimi përmban një sërë informacionesh në lidhje me statistikat gjinore në Shqipëri, “Nga këto risi të publikimit mund të përmendim përfshirjen e lëvizjeve të brendshme për burra dhe gra në kapitullin e popullsisë, si dhe disa të dhëna mbi familjet shqiptare me një analizë gjinore”, tha Ibrahimaj.

Z. Brian Williams Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri, tha se inkurajimi i shprehur nga Kombet e Bashkuara në lidhje me këtë studim është i lidhur me objektivin numër 5 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm globale, që lidhet me arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave

Znj. Senida Mesi, tha se qeveria është e gatshme të bëjë perpara në lidhje me çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.

Ajo tha se ky publikim është një mjet shumë i rëndësishëm në lidhje me krijimin dhe implementimin e strategjive dhe politikave të duhura.

Z. Heinz Habertheuer, përfaqësuesi i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri, theksoi në fjalën e tij rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimarrje.

Sipas Habertheuer numri i grave në tregun e punës vazhdon të jetë në përqindje të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e grave dekurajohen për të punuar.

Ai gjithashtu tha se mungesa e një shërbimi të strukturuar për kujdesin ndaj fëmijëve sjell mbingarkesë në veçanti për gratë e punësuara.

Sipas publikimit te INSTAT, në fund të vitit 2017 niveli i përfaqësimit të grave në parlament ka arritur në përqind, niveli më i lartë i arritur që prej vitit 2013.Ndërkohë që përqindja e grave drejtuese në ndërmarrje është 30 përqind. Në këshillat bashkiakë rreth 36.9 përqind janë gra. Në nivelet diplomatike, rreth 27 përqind e ambasadoreve janë gra ndërkohë që gratë si drejtuese të ministrive zenë 57,0 përqind.

“Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, hedh dritë edhe mbi lindshmërinë. Sipas këtij publikimi rezulton se në vendin tonë lindin më shumë djem se sa vajza, ndërsa gratë jetojnë më shumë se burrat.

Në këtë publikim janë trajtuar edhe priblemet shëndetsore më të shpeshta tek shqiptarët.

“Në Shqipëri si për burrat dhe për gratë, vijojnë të jenë “grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat shkaktojnë 56,8 % të vdekjeve tek gratë dhe 50,7 % të vdekjeve tek burrat”, shkruhet në publikim.

Sa i përket shëndeti, Znj. Ibrahimaj, bëri me dije se ,“këto shifra duhet t’u shërbejnë politikbërësve për të marrë vendime sa me të mira në lidhje me planifikimet buxhetore në shëndetësi.

Siç shihet ndjehet dhe domosdoshmëria për të pasur një buxhet gjinor në vend ku politikat të jenë të fokusura edhe në implementimin e barazisë gjinore në praktikë”.

Abortet ishin një tjetër pikë e trajtuar në publikim, Sipas të dhënave statistikore për çdo 5,9 lindje, ndodh edhe një abort.

Abortet kryesisht kryhen nga grupmoshat 20-34 vjeç,ndërsa mësohet se 77,4 përqind e tyre jane aborte spontane.

Në arsimin parauniversitar sipas studimit kemi  mbizotërojnë djemtë, ndwrsa vajzat zenë rreth 60 përqind të studentëve në auditore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com