Loading...

Strategjia kombëtare e transportit 2018-2021 –Keri: Prioritet, Aeroporti i Vlorës

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dhe vënia në funksion e Aeroportit të Kukësit janë edhe dy ndër prioritetet strategjike kryesore për aviacionin shqiptar. Prioritetet dhe objektivat në aviacion u prezantuan ditën e djeshme nga Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Transportit 2018-2021.

Keri tha se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës do të kërkojë rreth 24 muaj kohë të përfundojë duke nisur nga data e fillimit të punimeve të këtij projekti. Ndërsa shtoi më tej se ky investim do t’i sjellë jo vetëm qytetit bregdetar të Vlorës një zhvillim të jashtëzakonshëm turistik, por edhe turizmit në vend.

Ndërkohë, me impakt të madh për vendin e ka cilësuar edhe vënien në funksionim të aeroportit të Kukësit, projeksionet e të cilit parashikojnë që ky aeroport do të jetë i kategorisë ultra low cost. Aeroporti me një kapacitet deri në 1 milionë pasagjerë po ashtu pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë, sipas kreut të AAC-së.

Ndërsa, lidhur me Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, në plan afatshkurtër parashikohet një rritje e fluturimeve, si e linjave të reja dhe shtim të fluturimeve charter. Ndërkohë, projeksionin për sezonin e pikut janë deri në 35 deri në 36 fluturime në ditë./SCAN

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com