Loading...

Stafi i Donald Lu nis largimin, kush do e marrë drejtimin e ambasadës në muajin gusht

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe stafi i tij kanë nisur përgatitjet për t’u larguar nga Shqipëria. I pari që pritet të largohet është shefi i Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane, Jan Hiemstra.

Për këtë arsye, ditën e djeshme ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj organizoi një ceremoni të veçantë, ku dekoroi oficerin Jan Hiemstra. Gjatë fjalës së tij, ministri Xhafaj vlerësoi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një partner shumë i rëndësishëm për agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

“Dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ne kemi në fushën e sigurisë ndërmjet vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht asistencën mjaft të vyer që SHBA japin ndaj agjencive të sigurisë në vend dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, në shumë fusha. Ju sot po e përmbyllni këtë detyrë, duke lënë pas një kontribut të spikatur në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, nënvizoi ministri Xhafaj.

Ja disa nga emrat e tjerë që do largohen

Paralelisht me shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane, Jan Hiemstra, i cili pritet që të largohet nga Shqipëri janë edhe gati 15 zyrtarë të tjerë të ambasadës që pritet të mbyllin misionin në Tiranë brenda kësaj vere. Kështu, zëvendës ambasadori, David Muniz e mbaron mandatin dhe do të largohet nga Shqipëria në fund të gushtit. Ndërsa shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Ryan Roberts do të largohet në fund të muajit korrik.

Po ashtu, shefi i Zyrës së OPDAT, Jon Smibert do të largohet në fund të korrikut, ndërsa shefja e misionit të USAID-it, Catherine Johnson do të largohet gjithashtu brenda verës. Ndërkohë që në fund të muajit korrik largohet edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Mirëpo, Shtëpia e Bardhë nuk e ka vendosur ende emrin e pasuesit të zotit Lu, pasi me shumë gjasa emri i ri do të zyrtarizohet në shtator. Kjo do të thotë që gjatë muajit gusht, drejtimin e ambasadës do ta marrë zv/ambasadori i ri, i cili është zgjedhur pak ditë më parë, shkruan “Sot”.

Ambasada nxjerr në ankand disa sende e makina

Interesant është fakti se me largimin e stafit, dje ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku bën me dije se ka hapur një ankand për disa sende dhe makina. Në njoftim ambasada thotë se ka nxjerrë në shitje dy kamionë dhe disa pajisje elektronike në gjendje shumë të mirë pune.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shet dy kamionë, dy kontenierë transporti, dy strehëza për duhanpirësit, pajisje kompjuterike, mobilje zyrash, mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë nëpërmjet ankandit “online” në këtë adresë: https://goo.gl/bVRzHI Menjëherë pas këtij ankandi do të ketë edhe një tjetër që do të përqendrohet kryesisht në shitjen e gjeneratorëve elektrikë dhe disa automjeteve. Lexoni rregullat dhe kushtet e ankandit duke klikuar këtu: https://goo.gl/fk3ReE”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-vë në Tiranë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com