Institucioni i organit të akuzës ka degraduar. Faktet po e vërtetojnë çdo ditë e më shumë.
Së fundmi, opinioni publik është shokuar, pasi flitet për një grup të strukturuar kriminal brenda prokurorisë.
Kjo u zbulua nga Komisioni i Vettingut, gjatë seancës dëgjimore për Prokurorin e Apelit, Gentjan Trenova.
Ky i fundit, ka amnistuar hetimet për një prokuror, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjithçka ishte zbuluar nga një përgjim.
Prokuroria pretendohet se është institucioni që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, por kjo duket se është vetëm në deklarata. Pasi realisht është krijuar një aleancë mes prokurorëve të korruptuar dhe të inkriminuar që mbrojnë një tjetrin.
Ndryshe kjo aleancë me gjuhën e prokurorëve quhet grup i strukturuar kriminal. Vërtet në skenë ka dalë prokurori A.K, por edhe sa të tjerë janë në këtë zinixhir nuk dihet.
Zbulimi i frikshëm i KPK -së
Prokurori Gentjan Trenova ka pushuar hetimin pasuror për shtetasin me inicialet V.L., këtë kallëzim e kishte bërë policia e Gjirokastrës.
V.L. ishte ndaluar nga policia greke me kanabis dhe pistoletë. Sipas policisë së Gjirokastrës ai kishte pasuri nga veprimtaria kriminale e drogës.
Sipas policisë ai kishte shumë para në banka dhe prona. Policia e kallëzoi tek krimet e renda, Trenova pushoi hetimin.
Më 30.3.2015 Trenova vendosi mos fillim hetimi pasuror. Sipas KPK –s, Trenova nuk ka bërë asnjë veprim por ka shkelur ligjin. Nuk ka verifikuar as në bankë as në QKR as tek noteri asngjëkundi për shtetasin V.L. procedimi penal nr.287, viti 2014. Trenova ishte prokuror për të ndjekur këtë hetim.
Në këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Kjo çështje u ndoq fillimisht nga dy prokurë.
Por në janar 2016 i kaloi Trenovës. Por në mars 2016 Trenova mbylli hetimin më pasi gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim, hetimi i kryer nga Trenova për këtë procedim ka qënë të pa plota dhe nuk kanë zbardhur të vërtetën.
Kolegia e Trenovës e cila u zëvendësua kishte vendosur të pyeste prokurorin e dyshuar të sekuestronte telefonat, të kontrollonte makinën.
Por, këto veprime Trenova as i ndoqi. Prokurorja e cila kishte këtë procedim është prokurorja E.M. por e zevëndësuan. Nuk është verifikuar as telefoni i dyshuar A.L që fliste me prokurorin për aktin korruptiv./CNA.