Ka sinjale e hije dyshimi, se mund futen për shitje nëpër farmaci
Një skandal i rëndë është tentuar të mbahet i fshehtë, nga drejtoria e QSUT dhe ministria e Shëndetësië, lidhur me ilaçet që furnizon dhe paguan shteti, për këtë qendër spitalore!
Qytetarët, që halli shëndetësor i ka detyruar të shkojnë në QSUT për shërbim mjekësor, përveç krevatëve e dhomave të shtirmit, zvarritjeve, paaftësisë, shpërfilljes dhe korrupsionit të mjekëve, janë ndeshur përherë edhe me mungesën e ilaçeve, duke u detyruar t’i blejnë ato nëpër farmacitë private rrotul QSUT, ku i adresonin mjekët dhe infermierët pronarë e sekserë.
Mirëpo lajmi që po publikojmë sot, tregon se depot e QSUT paskan qenë “dingas” me ilaçe, por mjekët nuk u nxirrnin, me qëllim që të bënin biznes me faramcitë e tyre, të familjarëve, shokëve e shefave të tyre, por edhe rolin e skeserit, për të marrë përqindjen për çdo recetë të shitur.
Për shkak të kësaj ndyrësie të qëllimshme me refrenin: “Spitali s’ka ilaçe” që qytetarëve, kanë humbur jetë njerëzish, kanë mbetur të gjymtuar shumë të tjerë, kanë mbetur pa mjekim shumë të sëmurë, që nuk kanë pasur fuqi finaciare për të blerë ilaçet privatisht, megjithëse në depot e QSUT ka pasur ilaçe me “tonelata”.
Këtë skandal-krim e provon njoftimi zyrtar i QSUT e cila ka shpallur një tender me vlerë 120 milionë lekë, për asgjësimin e ilaçeve të cilësuara “të skaduara” në depot e saj! Në informacionin që mundi të siguronte “Pamfleti”, thuhet se ilaçet e planifikauara për asgjësim, kanë vlerën 11 milionë euro, të blera me taksat e shiqptarëve, por që nuk janë përdorur as në mësën 40% për trajtimin mjekësor të shqiptarëve!
Burime të tjera nga QSUT, shprehin dyshim dhe paralajmërojnë, se ky skandal do të shoqërohet me një skandal tjetër, mbasi “duar” të pista brenda dhe jashtë QSUT e deri në Ministrinë e Shëndetësië, kanë inskenuar dhe po tentojnë “në grup”, që këto ilaçe të skeduara si të “skaduara”, t’i deklarojnë të asgjësuara me filmim e proces-verbal fals babshkë me firmën asgjësuese dhe, t’i marrin e t’i çojnë për shitje në farmacitë e tyre private, për t’ia shitur popullatës!
Kujtojmë, që brenda sasisë së skeduar si “të skaduara”, janë edhe 13 ilaçe të shtrenjta të listës së rimbursimit, prandaj ky proces asgjësimi edhe nëse ilaçet janë vërtetë të skaduara, duhet të bëhet nën monitorim të plotë e të rreptë, për të evituar rikthimin e tyre për shitje e përdorim!
QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”
- Emri dhe adresa e Autoritetit Kontraktor: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Adresa Rruga e Dibrës Nr. 372, Tirane, Tel/Fax Tel. +355 42 362 627 Fax. +355 42 363 644, E-mail [email protected]
Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e Hapur
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër : Asgjesimi i mbetjeve spitalore farmaceutike (barnave dhe materialeve mjekësore të skaduara) në QSUT për vitin 2018
Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-73655-06-06-2018
Fondi limit: 10,284,483.84 (dhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre, pikë 84) lekë pa TVSH.
Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: Nga nënshkrimi, deri në 31/12/2018, ose deri në asgjësimin e plotë të sasisë totale, të mbetjeve farmaceutike të skaduara, nëse kjo realizohet përpara 31/12/2018 7-
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02/07/2018 (dd/mm/vvvv) Ora: 10:00 8. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02/07/2018, Ora: 10:00