Një ngjarje skandaloze është shënuar gjatë orëve të fundit në qytetin e Elbasanit, ku një burrë rreth të 50-ave ka ngacmuar seksualisht të bijën e mitur dhe nusen e djalit. Paraprakisht mësohet se në pranga ka rënë Filip Qosja. Ai akuzohet për ngacmimin seksual të të bijës, 14 vjeçares E.Qosja.
50-vjeçari gjithashtu dyshohet se ka dhunuar e më pas ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit, 22-vjeçaren F.Qosja. Gjithçka ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Shirgjan. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.