E premtja ka shënuar ditën më të nxehte të Qershorit, ku termometri ka regjistruar 37 gradë në mesditë.
Fundjava sjell rënie të temperaturave dhe rreshje shiu, por sinoptikanët parashikojnë rikthim të të nxehtit në ditët e fundit të muajit.
Java e parë e Qershorit ka shënuar ditë të nxehta me temperatura përvëluese. Mesditën e të premtes u regjistruan 37 gradë. Për sinoptikanët kjo nuk është një situtatë normale, por veçse një episod i të nxehtit që pritet të përsëritet sërish në fund të muajit.
Parashikimet flasin për rreshje shiu, që do të përfshijnë vendin gjatë javës që vjen.
Ashtu si edhe muaji Maj, Qershori pritet të jetë një muaj më i nxehtë se normalja.