Ish kryeministri Fatos Nano një nga liderët historikë të Partisë Socialiste, ka kohë që është shkëputur nga jeta politike e vendit, por që herë pas herë rishfaqet me postimet e tij në faqen zyrtare të Instagram.
Si rrallëherë Nano i është përgjigjur komentit të një qytetareje. Postimi i urimit për besimtarët myslimanë, në ditën e Fiter Bajramit nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit e tij.
Një komentuese shkruan se falja e tyre është tmerr në qendër të Tiranës.
Komentuesja: Tmerr ne qender te Tiranes kjo skene .. Si vend arab jemi katandisur i nderuari
fatos_nano_official: Çdo fe, duhet respektuar dhe jo “Gjykuar”.