Një 26-vjeçar humbi jetën pas një sherri në një nga lokalet e Ferizajt në Kosovë rreth orës 22.30 të mbrëmjes së të premtes. Viktima është Elvedin Ibrahimi i cili u përfshi në një sherr masiv me thika. Përveç tij, edhe 2 të rinj të tjerë u plagosën.
Një 29-vjeçar me iniciale D.SH. u arrestua si autor i vrasjes dhe ndaj tij është vënë një masë paraprake arresti me burg për 48 orë. Në qeli është lënë edhe një bashkëpunëtor në vrasje.