Loading...

Shtatë shqiptarë arrestohen me 43 kg kokainë e 234 mijë euro ne Itali

Policia italiane njoftoi se ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës në Vareze. Në pranga kanë rënë 7 shqiptarë dhe 1 shtetas italian qe akuzuar se merreshin kryesisht me trafikimin e kokainës.

Policia italiane ka goditur një bandë të rrezikshme shqiptarësh që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat përtej adriatikut. Në sajë të hetimeve të quajtuara “Belleza”, agjentët kanë zbatuar urdhërin e prokurorisë së Milanos dhe kanë arrestuar 8 persona, 7 shqiptarë dhe një italian. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Megjithatë raportohet se të gjithë këta shtetas ishin rezidentë në Vareze.

Në një operacion të mëparshëm ishin arrestuar 7 persona të tjerë. Gjithashtu ishte sekuestruar mbi 43 kilogramë kokainë, 234 mijë euro dhe 3 makina që ishin përdorur nga korrierët për transportin e sasive të drogës në rajonin e Lombardisë. Mediat shkruajnë se hetuetit kanë bërë të mundur zbulimin e aktivitetit të tyre kriminal falë përgjimeve telefonike dhe ambientalë.

Hetuesit njoftojnë se sasitë e kokainës trafikoheshin nga Holanda për në Itali. Nga të gjithë të arrestuarit, një shqiptar i papunë ka tërhequr vëmendjen e hetuesve. Ai merrej me llogaritë me furnizuesit e kokainës, blerjen dhe transportin e drogës deri në Itali përmes autoveturave të modifikuara.

Pasi hynte në territorin Italian, kokaina magazinohej në Vareze dhe më pas shitej me doza të vogla në Lombardi. Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com