Loading...

Shqiptarët masakrojnë tunizianët në burg, plagosen edhe 4 policë

Një sherr midis shqiptarëve e tunizianëve ka shkaktuar rrëmujë të madhe në një burg të miturish pranë Bolonjës.

Katër të burgosur, shqiptarë e tunizianë, u përfshinë në sherr gjatë darkës, duke përdorur karrige e sende të tjera.

Policia e burgut ndërhyri menjëherë, por katër policë mbetën të plagosur, njëri i goditur me karrige, dhe u detyruan të thërrisnin në ndihmë edhe policët jashtë shërbimi, pasi të burgosurit e tjerë refuzonin të ktheheshin në qelitë e tyre.

Sherri nisi për shkak të njërit prej të burgosurve, shtetësia e të cilit nuk është bërë e ditur, i cili më parë ishte largua nga struktura për shkaqe rendi e sigurie.

Edhe mbrëmjen e mëparshme ishin vënë re momente tensioni për shkak të tij.

Autoritetet kanë kërkuar dënim shembullor për të burgosurit e përfshirë në sherr, ndërkohë që kanë shprehur edhe pakënaqësinë për rikthimin e personit të larguar më parë si shkaktar trazirash.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com