Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë ngritur peshë zemrat e tifozëve shqiptarë me golat dhe festën e tyre kundër Sërbisë.
Gjithsesi, dy lojtarët shqiptarë mund të kenë pasoja pasi festa e tyre me shqiponjë nuk ka nervozuar vetëm serbin, por edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Rusët nuk pranojnë gjeste të tilla pikërisht në shtëpinë e tyre.
Edhe Vladimir Putin, i cili në ceremoninë e hapjes së Botërorit mbajti një fjalim ku kërkonte paqe dhe harmoni gjatë turneut, është zemëruar pa masë, raporton spanjollja AS.
Gjesti ka tërbuar Rusinë, që e quan provokim të hapur jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj Rusisë.
Kjo e fundit, ashtu si Serbia, ka ndërmend të ankohet në FIFA, në mënyrë që Xhaka e Shaqiri të dënohen, të paktën me gjobë.