Komisioneri Jonahes Hahn në një konferencë të zhvilluar në Vjenë nga FMN dhe JVI(Instituti i Përbashkët i Vjenës) ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin e vendeve të Ballkanit. Hahn për herë të parë tha një datë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor.
Shqipëria përfaqësohet nga 4 deputetë në këtë takim. Mes tyre Ervin Bushati dhe Evis Kushi, si dhe anëtarë të parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
“Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vettingut. Vendet e Ballkanit dua t`i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Europë.”