Loading...

Shpëton Shqipëria? Pas takimit Merkel-Macron del në dritë një vend i ri ku do të çohen refugjatët sirianë

Prej disa ditësh në vendin tonë është përhapur lajmi se Shqipëria mund të bëhet vend pritës për rreth 600 mijë refugjatë sirianë.

Po duket se takimi që ka pasur dje Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuele Macron kanë nxjerrë në skenë një tjetër mundësi se ku do të akomodohen refugjatët. Do të jetë Afrika e Veriut.

Ka qenë ‘’The Times” ajo që ka dhënë detaje lidhur me takimin mes liderve europianë.

Gjithë tensionet në lidhje me emigrantët kanë vënë në rrezik koalicionin qeverisës në Gjermani, teksa aleati qeverisës i ka dhënë vetëm dy javë kohë Merkelit që të zgjidhë problemet.

Macron ka shprehur mbështetjen e plotë për zgjidhjen e kësaj situate, duke menduar një zgjidhje që t’iu përgjigjet sa më mirë interesave të të gjitha vendeve.

“Ne do të bëjmë përparim për të arritur rezultate konkrete në politikat e migracionit evropian. Ne do të punojmë së bashku në një zgjidhje në nivel të qeverive dhe shteteve të ndryshme që preken”, tha Macron duke premtuar një zgjidhje shumëkombëshe, për këtë problem me të cilën përballet Europa.

Nga vetë qeveria shqiptare nuk ka psur në asnjë moment konfirmim se vendi ynë mund të priste 600 mijë emigrantët siranë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com