Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini pak kohë më parë u përfshi në një sherr me ish-deputetin Jemin Gjana.
E ftuar në emisionin 360 gradë në Ora News të gazetarit Artur Zheji ajo tha se nuk do të kishte dashur të largohej kurrë nga Shqipëria, por ndër të tjera Mezini thotë se vitet e dundit dëshiron të largohet një orë e më parë nga vendi ynë.
Mezini: Edhe unë jam një shqiptare që jetoj këtu.
Nuk kam dashur kurrë të emigroj.
Vitet e fundit nuk e kam gjetur më veten në këtë sistem shoqëror.
Bëj pjesë tek ai grup njerëzish që kam dëshirën, duke parë pamundësinë që ofron shoqëria, kam dëshirën të emigroj një orë e më parë nga ky vend.
Për herë të parë kam aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe fatkeqësisht nuk më doli.
Zheji: Do të linit çdo gjë?
Mezini: Çdo gjë! Kam mbaruar me rezultatet më të larta në universitetin publik.
Iu ofrova PD-së jo vetëm për interesat personale, por që më ngjallte shpresë.
Isha një e re që kisha dhënë kontribute. Në krye të 4 viteve kuptova që nuk ishte gjithçka meritokraci.