Nëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për fundin e planetit tonë, pas 200 milionë vitesh njerëzit në Tokë do të kenë një ditë-natë prej 25 orësh.
Një studim i Universitetit të Durhamit arriti në përfundimin se Toka ngadalëson me 1.8 të qindtat e sekondës rrotullimin e saj rreth vetvetes në një shekull.
Studiuesit e përfshirë në këtë hulumtim kanë gjetur edhe shkakun e kësaj.
“Baticat dhe zbaticat e shkaktuara nga graviteti i Hënës janë ato që shkaktojnë këtë”, thotë Leslie Morrison, bashkautorë në studim.
Efektet në bashkëveprimin Tokë-Hënë janë të ndërsjellta dhe nëse Toka bëhet më ‘dembele’, Hëna largohet më shumë.
“Orbita e Hënës zgjerohet me 4 centimetra në vit nga kjo”, deklaron Morrison.
Grupi i shkencëtarëve kanë përdorur si pikë referimi në këtë studim eklipset diellore dhe të dhënat historike të grumbulluara prej tyre.