Loading...

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, 58 të arrestuar

Një operacion i madh policor në Romë ka bërë që të bien në pranga 58 persona. Grupi kriminal drejtohej nga ana e Gambacurta Francos. Ky operacion është bërë në bashkëpunim të ngushtë mes policisë italiane dhe spanjolle. Anëtarët e grupit ishin marrë me një sërë veprimtarish kriminale të tilla si droga, arma dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Hetuesit kanë thënë se drejtuesi i bandës ishte “një njeri i respektuar nga bandat e tjera”. Gambacurta gjithashtu kishte qenë në kontakte të vazhdueshme me Salvatore Nicitra, një nga bosët më të mëdhenj të krimit në Banda della Magliana. Mësohet se dy bandat kishin pasur përplasje me njëra – tjetrën e ishin konfrontuar shpesh herë. Ata merreshin me trafik të drogës nga Spanja në Itali dhe anasjelltas./shekulli

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com