Loading...

Shkarkimi i Panuccit? Duka habit me përgjigjen e tij

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, dha një intervistë për gazetën ”Panorama Sport”. Ai foli në lidhje me dy humbjet e turpshme kundër Kosovës (3-0) dhe kundër Ukrainës me rezultatin 4-1. Numri një i institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë nuk e fsheh zhgënjimin, por mendon se tekniku italian Christian Panucci mund të kthejë siutatën në normalitet.

”Nuk mund shënjestrojmë trajnerin e t’i japim të gjitha përgjegjësitë e rezultateve negative. Personalisht, ajo që më ka shqetësuar më shumë është paraqitja jo e mirë sidomos në ndeshjen me Kosovën. Megjithatë, është e qartë se edhe trajneri ka pjesën e vet. Gjithsesi, kam besim se në shtator do të kemi përmirësime të dukshme dhe situata do të ndryshojë”, – përfundon Duka.

Me këtë deklaratë të tij është e qartë se trajneri italian ka besimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidentit Armand Duka. Marrëdhëniet e trajnerit Panucci dhe lojtarëve të Kombëtares nuk janë më të mirat e mundshme, prandaj nuk duket se ky bashkëpunim do të jetë shumë i gjatë mes tyre. Mediet italine kanë shkruajtur dhe për një shkarkim të mundshëm. Në fakt, nuk kanë faj, pasi Shqipëria po zhgënjen shumë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com