Një apartament në Nju Jork, i cili është në pronësi të ish-Jugosllavisë do të shitet për një shifër marramendëse, vlera e së cilës shkon deri në 12,1 milionë dollarë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka bërë të ditur se shuma do të ndahet mes ish- vendeve të Jugosllavisë.
Sipas Zhurnal.mk nga viti 1992 në këtë apartament nuk banon njeri dhe se më 1975 është blerë për rreth 100 mijë dollarë, ndërsa pjesën më të madhe të shpenzimeve i ka paguar Serbia.
Apartamneti ka 6 dhoma gjumi, 4 banjo dhe është shfrytëzuar nga ambasadorët jugosllavë në SHBA, ndër të cilët edhe Tito gjatë vizitave në Nju Jork.