Loading...

SHBA – Presidenti Trump fal një 63 vjeçare pas ndërmjetësimit nga Kim Kardashian

Presidenti amerikan, Donald Trump i fali sot masën e dënimit me burgim të përjetshëm një gruaje 63 vjeçare, një vendim që u përshëndet menjëherë nga ylli i “reality show” Kim Kardashian, e cila e mbrojti rastin e të burgosurës në Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë të ekzekutivit, përfituesja Alice Marie Johnson u prezantua si një e burgosur model.

“Kjo stërgjyshe ka vuajtur gati 22 vite në një burg federal  për një krim të kryer, por pa precedentë të mëparshëm penalë”, e justifikoi vendimin Shtëpia e Bardhë.

Johnson e përfshirë në trafikun e kokainës u dënua në vitin 1996 me burgim të përjetshëm në përputhje me legjislacionin mjaft shtrëngues që parashikonte dënime të rënda për rastet e drogës.

“Një vendim shumë i ashpër kundrejt shkeljes penale”, theksoi ACLU, një organizatë e madhe amerikane në mbrojtje të lirive, duke falenderuar presidentin dhe nxitur atë për falje të tjera dënimesh të rënda.

Sipas administratës së burgut, Alice Johnson ka patur një sjellje shembullore në burg për gati dy dekada, duke u kthyer në burim frymëzimi për të dënuarat e tjera./ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com