Më 28 qershor Shqipëria pret të marr përgjigjen nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave, por përveç kësaj Parlamneti Shqiptar do të zhvillojë edhe seancën plenare.
Sipas ”Shqiptarja.com” ajo që bie në sy është fakti se PS-ja ka vendosur që të josh LSI-në për të siguruar 84 vota për të votuar projektligjin për emërimin e magjistratëve. Maxhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar këtë ligj dhe prandaj i duhet edhe ndihma e deputetëve të opozitës për kartonët jeshilë.
Kjo për dy arsye:
Së pari LSI ka një qëndrim më të butë ndaj parlamentit, duke marrë pjesë në punimet e komisioneve,
Së dyti, disa deputetë të LSI-së nuk kanë treguar së fundmi unitet me grupin e tyre parlamentar, duke qëndruar në parlament ndryshe nga sa ka urdhëruar Kryemadhi.
Nga ana e saj ish-aleatja e PS-së në mandatin e parë qeverisës është shprehur se nuk do të votojë një nismë të tillë, pasi nuk dëshiron që magjistratët të emërohen siç dëshiron PS-ja, KLD apo edhe Prokuroja e Përkohshme Arta Marku.
Kjo gjë do të testojë flirtet mes këtyre dy forcave politike, nëse ato janë thjesht sporadike, apo ka një grup deputetësh të LSI-së të cilët duan të kalojnë me PS-në.
Ndryshimi ligjor i propozuar nga dy deputetë socialistë, vjen në kushtet kur KLGJ e KLP që do të kryenin këto procese ende nuk janë formuar, e po ashtu, procesi i vettingut po boshatis gjykatat e prokuroritë, duke forcuar nevojën për personel të ri.