Futbollisti shqiptar Valon Behrami i cili luan me kombëtaren e Zvicrës duket se do të nis një punë të re pasi të var këpucët në gozhdë.
Ai aktualisht luan në Seria A me skuadrën e Udinezes dhe zotëron 5 gjuhë të huaja: gjermanisht, frengjisht, italisht, anglisht edhe shqip.
Behrami ka lmbajtur të veshur fanelën e Zvicrës në 4 Botërore dhe 2 Europiane, ku karrierën me këtë kombëtare e ka nisur në moshë fare të re.
33-vjeçari në të kaluarën e tij ka mbajtur të veshura fanela si: Lugano, Lacio, Xhenova, Napoli, Fiorentina, West’Ham, Hamburg, Vatford dhe së fundmi Udineze. Gjatë gjithë karrierës së tij shqiptari me pasaportë zvicerane ka shënuar 11 gola.