Loading...

Sasia e eurove të kapura në Portin e Durrësit, Basha del blof për paratë në “Toyota Yaris”

Pas deklaratës së bërë të enjten e dates 21 qershor në Parlament, ku Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS, se gjermanët i kanë zbuluar 1.5 milion eurot e drogës që kishte fshehur në mjetin “Toyota Yaris”, policia e shtetit u vu menjëherë në lëvizje dhe ka zbardhur të vërtetën. Sipas policisë, mjeti “Toyota Yaris” ku ishin fshehur 3.4 milion eurot, vinte nga Belgjika dhe jo nga Gjermania siç u shpreh Basha dhe se në të nuk ishin 1.5 milion euro.

Ditën e djeshme në një deklaratë për mediat Basha tha se paratë e kapura i përkisnin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që operon në zonën e Elbasanit. Pas kësaj deklarate polica përgënjeshtroi sërish Bashën duke thenë se porositësit janë nga Peshkopia dhe jo ashtu siç pretendonte kryedemokrati.

Sipas gazettes ‘’SOT’’ pika tjetër që ngre hije dyshimi është edhe deklarata e Bashës sa i takon informacionit të policisë për sasinë e eurove të kapura në Durrës. Kryedemokrati tha se policia ishte informuar nga partnered ndërkombëtarë, por policia hodhi poshtë pretendimin e Lulit duke u shprehur se është informuar nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

Pra duket qartë se mes njoftimit të policisë dhe deklaratave të Bashës ka një moskordancë të theksuar mbi vërtetësinë e fakteve, ç’ka bën të dyshosh se opozita ka nisur aksionet e dezinformimit të publikut për të shkaktuar kaos.

Reagojnë socialistët

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj e akuzoi Bashën se po përdor informacionet sekrete hetimore për interesa politike. Pas akuzave të bëra nga ana e Bashës kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, deputetja socialiste Ermonela Felaj u bëri thirrje organeve kompetente që të ndëshkojnë kreun e PD.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetarja e komisionit të Sigurisë, theksoi se koha e pandëshkueshmërisë që dekonspirojnë dhe falsin me mesazhe të koduara duhet të marrë fund. “Zëdhënës të tillë” duhen bërë shembull përmes procedimit penal; Përdorimi politik i informacioneve sekrete hetimore nuk mund të jetë justifikim për të shmangur të proceduarit e të tillë pelivanëve që edhe njëherë, tinëzash, i dhanë dorë krimit; Koha e te pandëshkueshmëve që dekonspirojnë dhe flasin me mesazhe të koduara, në mënyrë të tërthortë me krimin, ka mbaruar!

Dhe çdokush, qoftë ky dhe kryetari i opozitës, duhet të vihet para përgjegjësisë penale! Dhënia rrugëshpëtimi krimit, përmes keqpërdorimit të atributit politik nga kryetari i opozitës, përben cënim të hapur dhe të rëndë të sigurisë dhe besimit të publikut në institucionet ligjzbatuese, ndaj është koha që organi i Prokurorisë të veprojë duke zbatuar ligjin!”, u shpreh dje kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com