Loading...

Sali Berisha i pakënaqur si Basha po reagon ndaj qeverisë, kërkon nxitjen e trazirave. Deputetë pranë ish-Kryeministrit nisin krijimin e klaneve brenda PD-së

Deputetë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha kanë nisur krijimin e klaneve brenda Partisë Demokratike. Pas protestës së 26 majit, shumë emra brenda kampit të djathtë mbetën të zhgënjyer me aksionin e Lulzim Bashës dhe ditën e djeshme i kanë dhënë një mesazh të qartë këtij të fundit se shumë shpejt do të krijohet një grup me demokratë që do të tentojnë destabilizimin e vendit.

Një gjë të tillë e deklaroi deputeti i PD, Flamur Noka gjatë një interviste televizive, i cili në fjalën e tij theksoi se duhen veprime më radikaliste. “Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të pranohet dhe vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mi, që jemi në pakicë për fat të keq, por se besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit tonë.

A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës”, tha Noka. Kjo deklaratë e tij vjen në sinkron me atë se çfarë paralajmëroi gazeta SOT, e cila dy ditë më parë theksoi se Sali Berisha po shtyn deputetët demokratë që të krijojnë një klan kundër Bashës me qëllim që kundërpërgjigjet ndaj qeverisë të jenë të dhunshme.

Dyshimet janë se pas Flamur Nokës qëndron vetë ish-kryeministri, i cili po shkakton përçarje brenda Partisë Demokratike sepse është i pakënaqur me mënyrën sesi Lulzim Basha po reagon ndaj qeverisë. Një gjë të tillë e faktojnë edhe më shumë deklaratat e njëpasnjëshme publike të Berishës, i cili qoftë më herët, qoftë edhe pak para protestës së 26 majit, është shprehur pro-dhunës. Ky paralajmërim i Nokës është thjesht në unison me thirrjet e ish-liderit demokrat, Sali Berisha. Mesa duket për Partinë Demokratike parashikohen ditë të këqija pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha.

Paralajmërimet e PS

Ndërkohë, gjatë seancës parlamentare të ditës së djeshme opozita tregoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga skenari i saj për të bllokuar foltoren. Ashtu siç e kanë bërë zakon tashmë, të gjithë së bashku u ngritën në këmbë për tu “ngujuar” në foltore, mirëpo hasën në rezistencën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pasi u detyrua të ndërpriste tri herë seancën parlamentare, Ruçi i paralajmëroi opozitarët se pavarësisht tentativave të tyre, nuk do të lejojë që ta marrin peng Parlamentin. Një deklaratë të tillë ai e bëri gjatë kohës që po fliste Petrit Vasili. “Uluni poshtë e mos e zgjasni.

Zoti Vasili, mos u bëj pjesë e skenarit. Uluni poshtë, e kam të qartë skemën tuaj për të marrë peng Parlamentin. Asnjë skenar i shëmtuar nuk do të lejohet. Ndërsa predikohet kontributi juaj për hapjen e negociatave, gjithë veprimtaria dhe skenari juaj është për të dëmtuar hapjen e negociatave”, theksoi Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, edhe Taulant Balla shpërtheu në akuza ndaj deputetëve të PD-LSI. Sipas tij, ata mbajnë fjalime patetike kundër qeverisë, por shtoi se shqiptarët nuk duan më fjalë. “Është e turpshme të ndërpresësh seancën kur kemi çështje të rëndësishme për të diskutuar. Shqiptarët nuk duan fjalë, por duan vepra.

Me gjithë përpjekjen e pakuptimtë të opozitës pavarësisht fjalimeve patetike në sallën e Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë përmbushi sot të gjithë detyrimet përsa i përket funksionimit normal të tij si organi që miraton legjislacionin për të vijuar më tej puna e qeverisë për implementimin e tyre”, deklaroi socialisti Taulant Balla./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com