Loading...

Rokada e çmendur e futbollit shqiptar, Flamurtari zyrtarion trajnerin e ri!

Flitej prej kohësh, thuajse askush nuk e besonte, por tani është zyrtare: Flamurtari do të drejtohet nga trajneri Ilir Daja në sezonin e ri. Klubi bregdetar njoftoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin kampion të Shqipërisë. Daja theksoi prej kohësh se ishte pranë rinovimit me korçarët, por gjërat ndryshuan.

Tekniku “braktisi” kampionët e Shqipërisë pas vendimit të CAS-it për të lënë në fuqi dënimin e UEFA-s me 10 vite pezullim nga Europa League dhe 1 milion euro pezullim. Daja e la Skënderbeun, pasi fitoi titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Flamurtari u mjaftua duke hedhur një foto të Dajës me administratorin Sinan Idrizi. “Zyrtar, Ilir Daja Flamurtari Football Club”, – shkruan ekipi kuqezi. Një histori e bukur duket se do të nisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com