Drejtësia vonon, por nuk harron
Avokati i Izet Haxhiajt, fut në dosje edhe 50 pyetjet drejtuar Berishës, për vrasjen e Azem Hajdarit
- A është e vërtetë, që 6 orë para vrasjes së Azemit, keni sajuar një mbledhje “urgjente” të kryesisë së PD (të pa planifikuar)?
- A i kërkuat Azemit, të ishte patjetër në atë mbledhje, a ju ka thënë se do të ishte jashtë Tirane?
- A keni këmbëngulur, që Azemi të ishte në atë mbledhje, duke i thënë: “Më duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi”?
- Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azemi dhe pse nuk ka filluar mbledhja, pa ardhur ai?
- Cilët e kanë telefonuar Azemin, 1 orë para fillimit të mbledhjes dhe a i keni porositur, a ju ka ardhur prej tyre mesazhi në telefon që biseda u krye?
- A ju ka kërkuar leje Azemi, për të dalë “5 minuta” pasi e kishte njoftuar një anëtar kryesie që ishte jashtë mbledhjes dhe a ia keni bërë me shenjë, të dalë?
- Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve?
- Cili ka qënë reagimi juaj dhe pas krisamve, a ju kanë telefonuar një femër tropojane me burrë tropojan, me inicalet e emrit Sh B…?
- A keni dhënë urdhër, që të mos jepej lajmi në “Radio Kontakt”, pa komunikuar me ju?
- A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azemit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij?
- Cili ka qënë anëtari i kryesisë së PDSH në mbledhje, që ka dalë “pesë minuta jashtë” përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se “të kërkojnë jashtë”?
- A keni kërkuar të dini nga erdhën krismat dhe cili pyetët, jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?
- Cili politikan i majtë, ju ka pyetur në telefon pas krismave: “Ç’bëhet nga ju dhe si jeni përgjigjur?
- A i keni biseduar me Fatos Nanon për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e paralajmëruar për rrezik jete?
- Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj?
- A keni dhënë urdhër, që 1 muaj pas vrasjes, të hiqej posteri i i përditshëm i Azemit, nga faqja e parë e “RD” dhe kush ua kërkoi?
- Kush e bëri kontrollin e parë në makinën e Azemit, natën e vrasjes, a kishte lidhje ky kontroll, me ndonjë “siklet” tuajin?
- Përse nuk është lejuar prokuroria, të bëjë hetime në makinën e Azemit dhe a ka pasur pakt “mirëkuptimi” mes jush dhe asaj?
- Çfarë keni biseduar me Gazideden në “mërgim”, 50 minuta para dhe pas vrasjes së Azemit?
- Pas vrasjes, cilët anëtarë të kryesisë, ke urdhëruar të mos qëndrojnë në selinë e PDSH?
- Për vrasjen e Azemit, akuzuat publikisht Nanon dhe Gjinushin, ai i qëndroni kësaj akuze?
- Ku fshihet buodigardi i plagosur Neza, kush e “arratisi”, a keni bërë biseda telefonike me të, ose takime jashtë Shqipërisë?
- Familja e Besim Çerës të vrarë me Azemin, ju ka dhënë disa dëshmi dhe ju i keni premtuar se do t’i coni në prokurori, a i keni cuar?
- A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë, që Azemi e ka pasur në xhep ditën e vrasjes dhe ku gjendet?
- A keni dorë në incidentet policore të Azemit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Milot, Shkodër?
- Me cilin politikan të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?
- A keni debatuar me Azemin, për aktivitetin e vërtetë të firmës “Shqiponja” që trafikonte karburante në Serbi?
- Cili ishte “miku juaj shkodran” në parti, që kërkonte spostimin e Azemit nga kryesia e PD, a e inskenuat këtë lojë?
- Deklaruat, se kur të kthehet PD në pushtet, do dëshmonit për vrasësit dhe do hapit dosjen, përse nuk vepruat?
- Pas ardhjes në pushtet, familja Hajdari ju ka kërkuar hapjen e dosjes, si jeni përgjigjur?
- Për vrasjen e Azemit, keni biseduar “shtruar” me Arben Imamin, a lidhet ajo bisedë, me futjen e tij në qeverinë e PD?
- Pesë orë pas vrasjes, keni ndëruar bravën e zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e mbajtët të bllokuar, me motivin: “Do bëhet zyrë muze”, a ka lidhje me ju?
- Cili ka pasur detyrë të vjedh dhe dorëzojë tek ju, celularin e Azemit pas vrasjes, ku u “verifikua” dhe ku gjendet?
- A ju kanë telefonuar nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azemit?
- A keni pasur dijeni, për nisjen e helikopterit të shërbimit qeveritar drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azemit?
- Pak minuta pas vrasjes së Azemit, a ju ka thënë dikush në telefon: “Iku”!
- A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azemi, në zyrën tuaj dhe përse?
- A ka pasur kërcënimi i Azemit ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë, në Itali?
- A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për përgjimin e Azemit, ku gjendet dosja e këtij përgjimi me 1800 faqe?
- A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet drejtuar Azemit nga SHIK, në gazetën “Albania”?
- A keni marrë nga familja e Azemit, “letrat” që ai mbante në shtëpi dhe ku gjenden?
- Çfarë biseduat natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar të nesërmen në orën 10 e 30?
- CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azemit, a mund të publikoni raportin e dërguar?
- Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azemit dhe çfarë “këshillash” ju ka dhënë,, për të vepruar publikisht?
- Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997, a e keni marë ju kopjen origjinale në zyrën e tij?
- A keni biseduar Gazideden në telefon, 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?
- A i keni dhënë “1 porosi të veçantë” miqësore Arben Rakipit, për “Dosjen Hajdari” dhe përse nuk e pranoi?
- A ju ka kërkuar dëshmi Theollori Sollaku, lidhur me dosjen “Hajdari” dhe si keni vepruar bashkë?
- A keni porositur ish-prokurorin e Gramshit Violent Çoniku, që të jepte gjithë “Dosjen Nr. 106”, për gjyqin ndaj Isamedin Haxhiat dhe Halil Haklajt, ku flitej për Azemin?
- A e keni thirrur ish-prokurorin Violent Çoniku, kur ai ishtë në Pukë, që të vinte në takim urgjent me ty dhe çfarë porosie i keni dhënë në zyrën tënde, lidhur me dosjen “Hajdari”?