Drejtori i ri i Qendres Shendetesore Orikum Endrik Haxhiraj pak dite pas emerimit ne kete detyre ka bere perpjekje te shumta me qellim kryerjen e disa punimeve, restaurimin dhe rregullimin e Qendres Shendetesore Orikum nga nje Qender e lene pas dore ne nje Qender me standarte dhe kushte shume te mira per pritjen e pacienteve te krahines por edhe vizitoreve e turisteve te huaj.
Pas nje pune te madhe dhe shume perpjekjesh nga Drejtori i Qendres Doktor Enriku, me ne fund Qendra shendetesore Orikum eshte restauruar duke u kthyer nga nje germadhe e harruar ne nje Qender Shendetesore me standarte normale. Per kete ndryshim rrenjesor kane kontribuar banoret e krahines Zoti Muharrem Jazoj dhe Zoti Teki Xhemalaj.
Ky eshte statusi i faqes se Qendres Shendetesore Orikum :
Me shumë punë e dëshirën e mirë arritëm që për dy javë i ndërruam faqen Q.SH. Orikum.
Falenderojmë për kontributin krahinorët z.Muaherrem Jazoj dhe z.Teki Xhemalaj dhe i urojmë sa më shumë suksese në punën e tyre.
Falenderojmë drejtorin e shëndetësisë Vlorë dr.Myzafer Islamaj dhe dr.Bruna Mersini të Spitalit Rajonal Vlorë.
Ja si shprehet Drejtori i ri i Qendres Shendetesore Orikum Zoti Enrik Haxhiraj :
Nga një gërmadhë dhe e harruar, në një qendër shëndetësore model, duke na prezantuar sa më mirë për pushuesit e shumtë të zonës sonë.
Teki Xhemalaj Muharrem Jazoj Myzafer Islamaj Bruna Mersini Ju faleminderit për ndihmën dhe përkushtimin.