Loading...

Reshjet e shiut nuk kanë lënë gjë pa shkatërruar dhe sapo kanë nisur. Të marrin masa këto zona

Mbrëmjen e së enjtes i gjithë rrethi i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara dhe me erë. Por për banorët e fshatit Panaja të Vlorës, shiu është shoqëruar me breshër, gjë që ka sjellë dëme të konsiderueshme në të mbjella.

Fermerët e këtij fshati shprehen se breshëri ka dëmtuar rrushin në 70% të tij.

Ata shprehen se ka qenë një situatë e pazakontë dhe një fenomen i tillë në këtë periudhë ka sjellë dëme të konsiderueshme jo vetëm në vreshta, por edhe në ullinj, frutikulturë edhe pemtari.

Fermerët shprehen, se te ardhurat nga shitja e rrushit është e vetmja mënyrë që familjet e fshatit Panaja mbijetojnë.

Ata kanë kërkuar që të evidentohen dëmet në terren dhe te behet kompensimi i tyre nga strukturat përkatëse të drejtorisë së bujqësisë së Vlorës. Kjo situatë e pazakontë për periudhën e verës, sipas banoreve të zonës do të ketë pasoja për të mbjellat edhe në vitet që do vijnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com