Loading...

Rekordet e Botërorit, ja kush pritet të thyhet në Rusi…

Botërori ka disa rekorde për t’u thyer. Me shumë mundësi disa prej tyre do të thyhen në Rusi, rekordet për t’u thyer janë bërë. P.sh që nga gjysmëfinalja e Botërorit 2010 kur u mund nga Spanja, skuadra e Gjermanisë ka 8 ndeshje pa humbje në një turne të tillë dhe në shënjestrën e saj është rekordi i Brazilit në periudhën 19-54-1966 me 13 sfida pa disfata.

Tjetër rekord është ai i Maradonës që ka 6 finalizime si kapiten i Argjentinës, rekord që rrezikohet pikërisht nga ai që konsiderohet si pasuesi i tij, Lionel Messit të cilit i duhen vetëm 3 gola për të kaluar atë që në 2010 ka qenë edhe trajneri i tij.

Thomas Muller është një tjetër futbollist që kërkon të vendosë një rekord, atë të shënimit të 5 golave në një edicion tëv Kupës së Botës për të tretën herë në karrierë. Nëse ai e arrin këtë, do të kalojë Miroslav Klosen e peruanin Cubillas të vetmit që kanë shënuar më shumë se 4 gola në një edicion Kupe Bote më shumë se 1 herë. Për t’u theksuar është se Klose është shënuesi më i mirë i Botërorëve me 16 gola të shënuar.

Rekorde të tjera që pritet të thyhen nuk kanë të bëjnë aspak me rezultatet në fushën e lojës sic është rasti i kombinimit të moshës së trajnerit të uruguajit, Oscar Tabarez dhe atij të Portugalisë, Fernando Santos që shkon 135 vjeç e 3 muaj duke kaluar moshën e kombinuar të Otto Rehagel e Lars Lagerbak në 2010, 133 vjeç e 9 muaj.

Duke qëndruar te mosha, futbollisti më i vjetër në këtë edicion të Kupës së Botës do të jetë portieri i Essam El Hadary. nëse ai do të aktivizohet në këtë eveniment do të jetë portieri me moshën më të madhe që do të luajë 45 vjeç e 5 muaj duke thyer rekordin e Mondragon që luajti në Kupën e Botës në moshën 43 vjeçare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com