Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme sa i takon ardhjes së refugjatëve sirianë në Shqipëri. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai është shprehur se samiti i BE-së për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të lajmit të rremë. Më tej ai shton se kjo gjë u propagandua nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media.
Statusi i Edi Ramës në Facebook:
“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp’- shkruan Rama.