Në fillimet e mia ne Zvicër, njerëzit akoma te pamësuar me emrin Shqipëri, me pyesnin se çfarë kuzhine gatuanim. Unë filloja, immam bajalldi … kjo eshte turke, ma kthente miku im Andi, nje mjeshter i vertete gatimi. Byrek … vazhdoja une … kjo eshte turke, ma kthente Andi. E deshperuar, me gjysem zeri, i them: tave kosi! Kete s’e kam degjuar. Si gatuhet? , u be kurioz.
Dhe une ja shpjegova dhe … hurra … ai nuk e njihte. Keshtu qe, kuptohet, kur e ftova per darke Andit i gatova tave kosi. Qe ate mbremje, tava e kosit eshte bere nje nga gjellet e tij me te preferuara, te cilen ai nuk perton t’ua gatuaje miqve te tij, miqve te miqve te tij.
Dhe, ja sot, ne kete premiere te fytyres se re te kuzhines se gjyshes, perpara jush, e bukur, e shijshme, asnjehere e merzitshme, ajo, e vetmja gjelle shqiptare, e madherishmja: Tava e Kosit!
Për një tavë të shijshme kosi ju duhen:
kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper
Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre (220° C) derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza!
Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre (220° C) dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!
Keshilla praktike
Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.