Loading...

Reagon familja e shoferit të Xhafajt: Politika po na hedh shkelma kur djalin e kemi në mes të shtëpisë

Pas opsioneve të shumta në përpjekje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë shoferi i ministrit Xhafaj ka reaguar familja e të ndjerit. Prindërit dhe vëllezerit kërkojnë që për qëllime politike të mos fabrikohen lajme mbi vdekjen e tij.

“Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!

Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje! Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.

Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij. U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.
Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte. Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja”, nënvizon familja e të ndjerit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com