Prej më shumë se 1 muaj dosja “Babale” vijon të mbetet peng nga drejtësia italiane, pasi autoritet nuk kanë sjëllë përgjigjen, por në Shqipëri anëtarët e grupit hetimor kanë të zbulojnë një skenar të mirëiskenuar nga segmente të caktuara të Partisë Demokratike.
Momentalisht prokuroria ka përfunduar fazën dokumentare të pyetjes së personave kryesore, përfshirë këtu dhe një 45-vjeçar nga Novosela e Vlorës, që është vetëofruar si dëshmitar, duke marrë ai autorësinë e audios.
Shumë shpejt zëri i tij do i nënshtrohet ekspertizës për të mësuar nëse është i njëjtë me atë të audios.
Siç raporton “Shqiptarja.com” banorit të Novoselës i është marrë zëri dhe se tashme janë tre zëra që do krahasohen me njëri-tjetrin. Pritet që në ditët në vijim prokuroria mund të kërkojë arrestimin e disa personave, për akuzën e “Krijimit të provave të rreme”, pasi nga hetimet ka rezultuar se gjithçka është iskenuar mbi një mashtrim.
Mashtrimi i “Babales”
Albert Veliu,që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, nuk ka gënjyer vetëm për paratë, trafikun e trogës, takimin me Agron Xhafën, por mashtroi dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë.
Mësohet se për arsye përfitimi monetar Albert Veliu ose siç njihet ndryshe si “Babalja”, jo vetëm që ka iskenuar audio-përgjimin dhe ka shpikur një bashkëbisedues duke e joshur për të aktruar Agron Xhafaj, por ky dëshmitar i PD ka gënjyer edhe për sa i përket emrit “Ermal”, duke thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron allias Geron Xhafaj.
Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim.
“Nuk bisedoi me asnjë “Ermal”
Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë,që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore.
Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj.
Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike,i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon.