Loading...

Rama përkëdhel sedrën e dibranëve: Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu, ç’do bëjmë pas rrugës së Arbrit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorë të Lurës, ku ka prezantuar para banorëve projektin për zhvillimin e kësaj zone. Kryeministri ka thënë se me ndërtimin e rrugës në këtë zonë, do ketë një rritje të turizmit në Lurë. Rama ka thënë se çdo familje që jeton në këtë zonë, nëse merret me agroturizëm atëherë shanset që të fitojë më shumë sesa në emigrim janë të mëdha.

“Do dalin të gjitha familjet nga varfëria. Kush merret me agroturizëm nuk rri i varfër. Flasim për një jetë normale, që të jep më shumë të ardhura se puna në shtet. Për më tepër, jam i bindur se duke hapur rrugën për zhvillimin e agroturizmit, siç foli miku im që ka ardhur nga Torino, do ketë dhjetëra mijëra emigrantë që do kthehen. Do fitojnë më shumë nga sa fitojnë aty ku punojnë sot në Itali. Problemi është se nga e thëna në të bërë është një mes një det i tërë. Italia ka bërë një trefishim të të ardhurave të veta në ekonominë e saj që kur i ka dhënë shtysë agroturizmit. Një familje si këto që ka një dy tre dhoma për të pritur njerëz, i ka të gjitha shanset për të fituar më shumë para nga sa do fitonte jashtë. Iu duhet mbështetja e shtetit, patjetër që këtu vijnë turistë, por janë shumë pak”, deklaroi Edi Rama.

Rama u ndal dhe tek nisja e punimeve për Rrugën e Arbërit. Rama tha se qarku Dibër është një nga qarqet ku qeveria ka planifikuar të investojë një shumë të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit.

“Kjo rrugë kërkon aventurierë të vijnë këtu. Ne duhet të investojmë për rrugën, është kafshatat e dytë për buxhetin. Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu në Dibër. Rruga e Arbërit është e bukur për t’u thënë por mjaft e vështirë për t’u bërë. Ne nuk do e lemë rrugën pa u bërë. Do komunikojmë me kompaninë për projektin. Do shohim të fillojmë paralelisht, njësoj si në Vuno, të investojmë ne për të rregulluar shtëpitë e vjetra, për t’i rindërtuar njësoj siç kanë qenë. Në të njëjtën kohë të shohim mundësinë e një rrethi njerëzish autoktonë që jetojnë në Tiranë të rregullojnë shtëpitë e tyre. Në 10 vite ky vend mund të bëhet një destinacion ndërkombëtar. Duhen disa gjëra, që duhet t’i bëjmë sëbashku. Kush merret me agro turizëm, ka 10% TVSH”, u shpreh Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com