Loading...

Rama: Aeroporti i Vlorës do të jetë gati brenda vitit 2020

Nga Orikumi i Vlorës, Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen e tij se aeroporti i këtij qyteti, puna për të cilin do të nisë shumë shpejt, do të hapet para fundit të vitit 2020, duke nisur konkurrencën edhe me aeroportin e vetëm funksional në Shqipëri, atë të Rinasit.

“Jemi duke diskutuar dhe negociuar kontratën për Aeroportin e Vlorës, që besoj se do të nisë nga puna së shpejti. Një investim i konsiderueshëm me një vlerë të konsiderueshme, por mbi të gjitha për tej vlerës financiare bëhet fjalë për një portë të re hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë. Një aeroport tërësisht konkurrues me aeroportin e Rinasit, që do të krijojë lehtësira të jashtëzakonshme për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që do të vijnë në këtë zonë. Kam bindjen se ne do të mund ta realizojmë aeroportin në një kohë më të shpejtë se parashikohet dhe uroj që të do të dali siç unë kam bindjen dhe praktikisht ne ta kemi të hapur aeroportin pak përpara përfundimit të vitit 2020”, tha Rama.

Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akernisë 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier, në afërsi të ndërmarrjes së Kripës. Investimi do të bëhet 100% me paratë e firmës private, ku turqve ky projekt do t’i kushtojë 98 milion euro. Ata do të marrin menaxhimin ndërsa qeveria do t’i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës partneritet publik – privat./javanews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com