Edhe kjo seancë parlamentare është përfshirë nga kaosi dhe tensionet. Punimet janë shohëruar me ndërprerje të herëpashershme , duke bërë që opozita të lidhet si çdo të enjte “live” përmes telefonit.
Kreu i PD Lulzim Basha ka marrë fjalën nga foltorja për të dhënë “lajmin e keq se Gjermania do i thotë JO nergociatave”.
Pas disa minutash në foltore, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi Bashës të ulej por ky i fundit nuk pranoi e në këto kushte Ruçi i mbylli mikrofonin.Kryeparlamentari ndërpreu për 10 minuta seancën plenare Basha vijon fjalën e tij në foltore, ndërsa e filmon ish krye ministri Berisha.
Ky i fundit është futur live në Facebook dhe transmeton fjalën e kryedemokratit, e kthyer kjo tashmë në një rutinë të javëve të fundit. Teksa Berisha futet live deputetët ishin të shqetësuar nëse po transmetohet në media fjala e Bashës. Berisha i kërkon ndihmë deputetes Jorida Tabaku.
Biseda:
Berisha: Kontrolloje nëse po transmetohet
Tabaku: Po po e pa Flamuri (Noka)
Berisha: Tani është në rregull