Angela Merkel deklaroi për mediat gjermane se do t’i afrohet qeverisë populiste të Italisë në mlnyrë që të tentojë të punojë me të ‘’në vend të spekulimit ndaj qëllimit të tyre’’.
Lideri i Lidhjes Djathtiste, Matteo Salvini tha se italianët nuk janë skllavë të shteteve të fuqishme të BE-së, si Gjermania e Franca.
Më tej kancelarja gjermane theksoi faktin se është më mirë të fokusohemi te çështja e ekonomisë. Gjermania, tha ajo ka interes të ruajë Europën dhe t’i jap zë në një kohë kur rregulli botëror po ndryshon, duke përfshirë rolin e SHBA-ve.