Loading...

Prag Botërori/ Kjo është ndeshja e shekullit që ndihmoi në arratisjen e 23 personave të rrezikshëm. Ja çfarë po bënin rojet

Viti i largët 1970 dhuroi emocione dhe spektakët, por nga ana tjetër edhe episode që nuk harrohen lehtë.

Takimi midis Italisë dhe Gjermanisë u cilsëua si ndeshja e shekullit për shkak të rivalitetit të lartë që dhuroi takimi midis dy gjigandëve botërrorë të futbollit., Të parët që kaluan në avantazh ishin italianët, pas vetëm tetë minutash lojë me autor Boninsenaj, por kur u duk se gjithçka po përfundonte me fitoren e të kaltërve, Karl Heince Shnelinger barazoi rezultatin pak para përfundimit duke e çuar ndeshjen në minutat shtesë.

Futbollisti më i famshëm gjerman, Karl Heinz Rummenige luajti me krahë të fashuar dhe nuk mund të linte fushën e lojës, pasi ‘’National Manschaft’’ i kishin kryer të 3 zëvendësimet. Katër minuta ju desh Gerd Mylerit për t’i dhënë avantazhin gjermanëve, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Burgnish barazoi rezultatin pas 240 sekondave lojë.

Por ishte legjenda e Italisë, Xhixhi Riva që kaloi kombëtaren Axurre në avantazh, por Myleri shënoi dopietën e tij dhe barazoi rezultatin në 2-2. Por vetëm 60 sekonda pasi kishte barazuar Mylerm Riviera kaloi në avantazh Italinë duke i siguruar atyre një biletë në finale.

“Nëse dikush nuk e ka parë këtë ndeshje, ka humbur gjysmën e bukurisë së futbollit”, – tha Rivera pas ndeshjes.

Arratisja –

Në fakt, takimi më i bukur i shekullit pati edhe “koston” e vet për policinë meksikane. Në burgun e qytetit Tikstla u arratisën nga burgu plot 23 kriminelë shumë të rrezikshëm. Të gjithë rojet kishin shkuar në një sallë, brenda ambienteve të burgut, për të parë me regjistrim ndeshjen mes Italisë dhe Gjermanisë. Pikërisht mënyra se si kishte shkuar ajo përballje bëri që ata të harrojnë punën për gati 120 minuta, duke i dhënë mundësinë që arratisja të realizohet pa u ndier.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com