Edi Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë në qytetin e Fierit, pas asaj në Lushnje. Përveç simpatizantëve që e prisnin, kryeministri është ndeshur në rrugë edhe me dhjetra të rinj të FRPD-së të cilët e pritën me pankarta në duar.
Në pankartat e tyre shkruhet ‘’Rama ik, Tahiri, Xhafaj, Shqipëria jashtë Europës’’, apo edhe ‘’Poshtë pashallarët e krimit’’.
Përgjigja e Kryeministrit ka qenë epike, pasi përpara se të futej në automjetin e tij, Rama ka ngritur 2 gishtat lart , që janë edhe simboli i Partisë Demokratike, siç duket edhe nga pamjet e BalkanWeb.