Loading...

“Porti i së nesërmes”, Shqipëria mes 18 vendeve të Europës

“Porti i së nesërmes” ishte tema e konferencës së organizuar në Rotterdam nga “Europian Sea Ports Organization”, në të cilin mori pjesë edhe një përfaqësi nga Autoriteti Portual Durrës, që drejtohej nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj.
Në konferencë morën pjesë drejtues të porteve nga 18 vende të Europës si dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme, përfshirë edhe Parlamentin Europian ku u diskutua mbi zhvillimet e ardhshme portuale dhe marrëdhëniet mes porteve të ndryshme.
Drejtori Afrim Bakaj, zhvilloi disa takime frutdhënëse me drejtues të disa porteve të rëndësishëm

Gjatë takimit me drejtorin e Strategjisë së Koorporatave në portin e Roterdamit, Viktor Schoenmakers, dhe drejtorin e Përgjithshëm të këtij porti, Rene Van Der Plas u diskutua mbi realizimin e objektivave në portin e Durrësit, me asistencë të këshilltarëve të jashtëm nga porti i madh europian.

Mundësia e kontakteve dhe bashkëpunimit mes dy porteve ishte tema e diskutimit që Bakaj zhvilloi  me zv-drejtorin e Përgjithshëm të Portit të Barcelonës, Santiago Garcia-Milla, i cili kryen edhe detyrën e presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Porteve.
Një bisedë e veçantë u zhvillua mes drejtorit të përgjithshëm Bakaj, me Presidentin e Sistemit të Autoritetit portual të Adriatikut jugor, Ugo Patroni Griffi.

Mes dy porteve të Adriatikut, Durrësit dhe Barit, ka një bashkëpunim të hershëm, i cili kohët e fundit po zhvillohet me elementë të rinj në interes të dyanshëm. /e.malaj/ j.p /ATSH

  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com