Loading...

Policia ndalon BMW-në me hashash në mes të Tiranës, arratisen trafikantët

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion anti-drogë në kryeqytet ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi.

Në video dallohet qartë tek sa një patrullë policie ka ndaluar një automjet tip BMW X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”.

Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.

E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga.

Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë./Tema Tv

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com