Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ku është kapur një makinë luksoze me drogë por kanë shpëtuar trafikantët.
Skuadra e policisë Shqiponja ka marrë pjesë në një operacion anti-drogë në kryeqytet dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi, por si duket i ka dalë situata nga kontrolli.
Policia ka ndaluar një automjet tip BMË X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”.
Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.
Skuadra shqiponja është vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga.
Ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë, por nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë.