Loading...

Policia i kontrollon stanin, i riu nga Vlora në arrati pas asaj që i gjejnë

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim shtetasin A.N., 35 vjeç, banues në Kuç.

Ky person në Vlorë është vënë në ndjekje nga policia pasi në stanin e tij u sekuestruan armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar :

4 armë zjarri tip automatik

4 krehëra model 56

210 fishekë model 56

246 kg kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com