Loading...

Plasi ‘lufta’ në Parlamentin e Greqisë! Shkaku: Një shqiptar

Duket se debatet për marrëdhëniet me Shqipërinë nuk do të mbyllet kurrë në Parlamentin grek, ndërkohë që ka qenë deputeti i “Syriza” ai që ka shpërthyer kësaj here.

Gjatë fjalës së tij, Emmanouil Glezos ka thënë nga foltorja se pavarësisht fjalëve të rënda që përdorin ndaj shqiptarëve, shumica e të pranishmëve janë me origjinë nga Shqipëria.

Glezos iu drejtua ministrit të Arsimit, Andreas Loverdos, duke e pyetur se nëse ai e di që mbiemri që mban është me prejardhje shqiptare.

“Ju lutem zoti ministër i Arsimit të deklaroni nëse jeni grek apo jo, sepse mbiemri juaj tregon se jeni arvanitas. Këtu kam katalogun ku thuhet se nga 36 emra, 13 janë të huaj. Nuk kemi kuptuar se jemi dy popuj që jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe siç kam thënë më parë, njerëzit fqinj nuk mund ti ndjekësh”, ka thënë deputeti në deklaratën e tij në 2014, një fjalë e rikujtuar ditën e sotme nga mediat greke.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com