Loading...

Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, arrestohet bashkëpunëtoti i autorit të krimit. Ja roli i tij

Policia në Gjirokastër ka arrestuar 39-vjeçarin Paolo Xhafer, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër pasi ka ndihmuar autorin e plagosjes së dyfishtë natën e mbrëmshme në Gjirokastër para Drejtorisë së Policisë në një lloto.

Ai e kishte transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin Kristaq Llukani, i cili u shpall në kërkim për plagosjen e Valentin Buci, 36 vjeç, dhe Xhelo Gërveshi, 52 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të njarjes së ndodhur një ditë më parë.

Arrestohet një shtetas për përkrahjen e autorit të krimit.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë  Delvinë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë i mundur arrestimi i shtetasit:

– Paolo Xhaferi, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër.

Ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin K.Ll, i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri shtetasit V.B dhe Xh.G, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të parashikuara nga nenet  302, 79, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com