Loading...

Plagosi prindërit në banesë, rrëfehet djali: U fejova pa pëlqimin e tyre

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me plagosjen e ndodhur sot në Durrës, ku një djalë së bashku me të fejuarën e tij kanë tentuar të vrasin babanë dhe nënën. 25-vjeçari në policia ka treguar të gjithë skenën se si ndodhi ngjarja dhe pse ai mori tentoi që të vriste prindërit.

“Kemi pas konflikte kohët e fundit. Disa faktorë ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes meje dhe prindërve të mi. Së pari mollë sherri mes nesh ishte bere fakti qe unë isha i papunë dhe mbahesha me te ardhurat qe prindërit e mi fitonin nëpërmjet pensionit. Se dyti është bërë shkak edhe fakti qe ata nuk pranonin te fejuarën time si nusen e tyre, e konsideronin të padenjë. Sot po shikonim ndeshjen mes Portugalia dhe Marokut kur nisa te grindesha me nenën time fillimisht, në gjaknxehtësi e sipër e qëllova disa herë me thike. Ndërkohë u afrua edhe babai te cilin e qëllova dy herë dhe më pas u largova nga shtëpia. Jam penduar shume për këtë veprim fatal”, ka thënë i riu në polici. /Tv Klan/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com