Loading...

Pistës Olimpike të Fluturimeve në LLogara, i rikthehen ngjyrat

Pista Olimpike e fluturimeve në Himarë, e cilësuar dhe certifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e të apasionuarve pas sportit të aventurës së fluturimeve të lira.

“Mediterranean Heart”, përherë një ndalese e “detyruar” në Himarën turistike, një investim i qeverisë shqiptare i dha imazhin e dëshiruar nga të gjithë, pikës ndoshta më të lartë dhe më të bukur në Mesdhe në shumë këndvështrime.

Ditët e fundit bashkia e Himarës bëri të mundur restaurimin e pistës, e cila ishte dëmtuar si pasojë e shkrimeve në muret e saj.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “i rikthyem ngjyrat e humbura prej disa muajsh “Zemrës së Mesdheut”, duke u përkujdesur për të rregulluar dëmtimet e bëra nga disa njerëz. Këto shkrime pa kuptim dhe shumë të panevojshme dëmtojnë imazhin e Himarës”.

Sipas tij, vizitorët shkruajnë vazhdimisht me bojë aty dhe kanë krijuar probleme.

Goro i bën thirrje të gjithë qytetarëve që lënë emrat e tyre apo të personave të tjerë në “Zemrën e Mesdheut”, të kursejnë bojën dhe energjitë e tyre për punë më të begata në Himarë e kudo.

“Zemra e Mesdheut” është e Himarës dhe të gjithëve””, shprehet Goro.

Pista Olimpike e fluturimeve “Mediterranean Heart” është tashmë një atraksion i ri turistik i qytetit jugor, të Himarës./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com