Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje ku një 29-vjeçar rreth orës 22:15 duke drejtuar mjetin “Volkswaken” ka aksidentuar për vdekje një femër.
Por ai pasi ka përplasur këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar së bashku me të fejuarën.
Njoftimi i policisë:
Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 17.06.2018, rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel “Adma”, shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volksëaken” ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.