Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë, ku një 31 vjeçar vrau ish-të dashurën e tij. 19 –vjeçe, e më pas edhe veten, ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Në një postim të bërë në Facebook, Albana Vokshi shkruan se të renë nuk e mbrojti shteti dhe nuk u mor parasysh ankesa e saj e bërë disa here në polici, ku sipas Vokshit, shprehet shqetësim për sigurinë e saj.
Vokshi shkruan se në asnjë rresht të komunikatës së policisë për ngjarjen, nuk është përmendur ankesa e të resë për autorin e krimit të sotëm.
Postimi i plotë:
Sot, Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re!!!
Një tjetër vrasje e dyfishtë ndodhi në Tiranë për neglizhencë të institucioneve.
Një 19 vjeçareje ju morr jeta, vetem pse refuzoi… 19 vjet sakrifica të prindërve për ta rritur e edukuar…e dikush tjetër mendon, që ka të drejtë të t’i marrë…!
Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon???
Mediat njoftojnë se gjimnazistja e vrarë sot, disa herë kërkoi ndihmë në polici, se përndiqej nga autori i kësaj ngjarje.
Por thirrjet e saj për të jetuar nuk u dëgjuan dhe autoritetet përgjegjëse në Policinë e Shtetit për luftimin e dhunës dhe krimeve në marrëdhëniet familjare, dështuan në parandalimin e vrasjes së dyfishtë.
Në komunikatën e Policisë për ngjarjen nuk thuhet në asnjë rresht, se 19-vjeçarja u kishte kërkuar ndihmë dhe ata nuk e mbrojtën.
Policia e shtetit në vend që të mbrojë qytetarët është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm…në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj.
Policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë !
Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos”./Panorama